Mbështetësit e Bashës kanë votuar për kandidatë të ‘Rithemelimit’, thotë Vokshi

2 Maj 2022 | 21:49

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi deklaroi se mbështetës të ish-kryedemokratit Lulzim Basha kanë votuar për kandidatë të Komisionit të Rithemelimit, në zgjedhjet e zhvilluara për kryetarë të degëve.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Vokshi tha se kjo ka ndodhur në degën nr.7 në Tiranë.

Sipas saj, persona të cilët kanë mbështetur më parë ish-kryetarin e kësaj dege Lefter Gështenjën i cili tashmë është deputet si dhe Bashën, votuan për kandidatët e Rithemelimit.

“Në zgjedhjet e fundit për kryetar të degës 7 kanë marrë pjesë 523 anëtarë. Më 13 qershor dhe 18 dhjetor kanë marrë pjesë diku te 400 anëtarë. Unë kam pare mbështetës që më parë ishin me Lefter Gështenjën dhe Lulzim Bashën. Kanë ardhur, kanë votuar duke legjitimuar duke u bërë pjesë e procesit”, u shpreh deputetja.

Vokshi shtoi se pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit ekuilibrat në bazë ka ndryshuar dhe se anëtarësia është më e bashkuar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026