Lojtarët e Iranit refuzojnë të këndojnë himnin kombëtar në Botëror
Lojtarët e ekipit kombëtar të Iranit nuk e kënduan himnin e shtetit të tyre në ndeshjen e tyre të parë në Kampionatin Botëror të Futbollit, të mbajtur të hënën kundër Anglisë.
Ky veprim po shihet si shenjë mbështetjeje për protestat që shpërthyen javë më parë në Iran.
Lojtarët qëndruan të heshtur përderisa po intonohej himni në stadiumin Khalifa në Katar, ku tifozët iranianë, të ulur në tribuna, bërtisnin gjatë himnit.
Në Iran po vazhdojnë protestat që më shumë se dy muaj.
Këto protesta, që u nxitën nga vdekja e një vajze të re, sa ishte në mbajtje policore, po cilësohen si sfida më e madhe për klerikët fetarë të Iranit, që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.
Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, televizioni shtetëror iranian i censuroi pamjet e lojtarëve të radhitur në fushë, gjatë kohës sa po intonohej himni.
Megjithatë, skuadra ka humbur shumë tifozë në Iran pasi shumë njerëz po i akuzojnë ata se po ia mbajnë anën përgjigjes së dhunshme shtetërore ndaj protestuesve, përfshirë këtu grave dhe fëmijëve, të cilët kërkojnë rënien e Republikës Islamike.
Ekipi kombëtar, që historikisht është konsideruar si krenari kombëtare, ka qenë në qendër të vëmendjes në Iran para fillimit të Kupës së Botës, pasi pritej të shihej nëse lojtarët do ta përdornin këtë turne prestigjioz të futbollit si platformë për të treguar solidaritet me protestuesit.
LEXONI GJITHASHTU:
L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë