Ndeshja e dytë e Botërorit “Katar 2022”, Anglia dhe Irani përballen për herë të parë

21 Nëntor 2022 | 11:51

Sot në orën 14:00 do të zhvillohet ndeshja e dytë e Botërorit “Katar 2022”, ku Anglia do të përballet me Iranin.

Të dyja ekipet do të ndeshen për herë të parë, teksa ndodhen në Grupin A së bashku me Ekuadorin dhe Katarin.

Sipas Sky Sports, “Tre Luanët” do të luajnë me skemën 4-3-3, ku pritet që nga minuta e parë të aktivizohet dhe ylli i Borusia Dortmundit, Jude Bellingam.

Botërori “Katar 2022” startoi ditën e djeshme me përballjen Katar-Ekuador, ndeshje e fituar nga amerikano-latinët me rezultatin 0-2.

Golat për ekuadorianët u shënuan nga Valencia në minutat 16 dhe 31. Me këtë humbje, Katari bëhet vendi i parë mikëpritës i Kupës së Botës që humb ndeshjen hapëse.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026