Mbi 1 milion amerikanë dhe kanadezë mbesin pa energji elektrike për Krishtlindje

25 Dhjetor 2022 | 15:21

Më shumë se një milion banorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada po e kalojnë Krishtlindjen pa energji elektrike, teksa një stuhi e fuqishme dimërore vazhdon të godasë Amerikën e Veriut.

Nga një ciklon bombë, kur presioni atmosferik bie, sjell borë, erëra të forta dhe temperatura të ulëta – janë prekur gati 250 milionë njerëz nga kjo fatkeqësi, dhe të paktën 19 vdekje janë lidhur me stuhinë, e cila shtrihet më shumë se 3.200 kilometra nga Quebek në Teksas, raporton BBC.

Mijëra fluturime u anuluan gjatë periudhës së pushimeve.

Nga i ftohti ekstrem më së shumti u godit shteti perëndimor i SHBA-së, Montana, ku temperaturat ranë në minus 45 gradë Celsius.

Përmbytje bregdetare u panë në rajonin verilindor të SHBA-së të Nju England, ku u rrëzuan edhe linjat e energjisë elektrike.

Edhe shtetet jugore të Floridës dhe Xhorxhias, të cilat kanë dimër më të butë, po marrin paralajmërime për të ftohtin. I vetmi rajon i kursyer kryesisht nga moti i ftohtë është Kalifornia, ku vargjet malore kontinentale ndihmojnë në mbrojtjen e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson diagnostikohet me Alzheimer

Piloti heroik që arriti të ulte në mënyrë të sigurt një Airbus me të paktën 150 pasagjerë në bord, i cili kishte humbur të dy...
09:01 | 15/07/2026

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026