Moti në SHBA, të paktën 9 të vdekur nga i ftohti dhe përmbytjet

24 Dhjetor 2022 | 12:25

Një stuhi masive dimërore u përplas në Shtetet e Bashkuara, me temperatura të akullta, erëra të forta dhe dëborë të dendur, që u morën jetën 9 personave, dëmtuan infrastrukturën energjetike për 1 milion banorë dhe u prishën planet për pushime miliona njerëzve.

Stuhia, e cila erdhi duke u intensifikuar, ka sjellë probleme në qarkullimin rrugor duke reduktuar shikueshmërinë dhe duke mbuluar akset me akull. Ndërkohë, përmbytjet janë kthyer në një çështje emergjente në zonat bregdetare në veri-lindje.

Të gjitha mënyrat e udhëtimit, avionë, trenë dhe automjete, janë pezulluar. Disa qindra milje rrugë janë mbyllur dhe fluturimet e anuluara po rriten me shpejtësi. Në Nju Jork, përmbytjet përgjatë hekurudhës së Long Ajllënd detyruan një pjesë të degës së Long Biç të mbyllet përkohësisht.

“Krishtlindja u anulua”, deklaroi Mick Saunders, një banor i Bufalos, në shtetin e Nju Jorkut, i cili qëndroi për dy orë në kushte të acarta, që pritet të zgjasin edhe në orët në vazhdim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026