Vendet në Europë që ka pasur një rritje të punësimit

24 Dhjetor 2022 | 11:57

Zyra Evropiane për Statistikat, Eurostat, ka njoftuar se ngadalësimi i punësimit dhe tregut të punës ishte më i qëndrueshëm në tremujorin e tretë të 2022 krahasuar me tremujorin e dytë të 2022.

Sipas Eurostat, shkalla e punësimit në Bashkimin Evropian për personat e moshës 20 deri në 64 vjeç ishte 74.7 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti, e qëndrueshme në krahasim me tremujorin e kaluar, raporton SchengenVisaInfo.com.

Edhe pse shkalla e punësimit mbeti e qëndrueshme në BE, Eurostat theksoi se ndryshimet janë vërejtur ende midis tremujorit të dytë dhe të tretë të këtij viti në të gjitha shtetet anëtare të BE-së.

Të dhënat e siguruara nga Eurostat tregojnë se rritjet më të larta janë regjistruar në Bullgari me +0,8 pikë përqindje, Belgjikë me +0,7 pikë përqindje, Portugali dhe Qipro të dyja me +0,4 pikë përqindje dhe Francë dhe Slloveni me +0,3 pikë përqindje.

Punësimi u rrit edhe në Lituani, Suedi dhe Hungari, por në një masë më të ulët dhe mbeti i qëndrueshëm në Letoni.

Nga ana tjetër, shkalla e punësimit ka rënë në 16 shtete anëtare të BE-së. Luksemburgu si dhe Irlanda shënuan uljen më të madhe të shkallës së punësimit (-8.8 pikë përqindje). Këto dy vende u pasuan nga Malta, Kroacia dhe Gjermania, të cilat shënuan një rënie prej -0.5 pikë përqindjeje.

Gjithashtu, në listën e vendeve në të cilat shkalla e punësimit ka rënë në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me tremujorin e dytë, përfshihet edhe Austria, Estonia dhe Danimarka me -0.4 pikë përqindjeje, Çekia dhe Sllovakia me -0.3 pikë përqindje dhe Finlanda, Holanda, Italia, Greqia, Polonia dhe Spanja me -0.1 pikë përqindje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026