Mbi 10 të vrarë gjatë një operacioni izraelit në Bregun Perëndimor
Gjatë një operacioni të kryer nga Izraeli në kampin e refugjatëve Xhenin në Bregun e pushtuar Perëndimor janë vrarë 13 palestinezë, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë.
Ushtria izraelite tha se ka vrarë të paktën dhjetë militantë. Grupi militant palestinez, Hamas, tha se nëntë prej të vrarëve në këtë operacion ishin luftëtarë të tij.
Në operacionin izraelit u krye edhe sulme me dronë.
Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që kur ka shpërthyer lufta midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor. Forcat izraelite thanë se kanë arrestuar mbi 20 palestinezë, kanë konfiskuar armë dhe municione si dhe kanë shkatërruar një tunel nëntokësor. Dy militantë janë vrarë gjatë përleshjeve teksa ushtria po largohej, sipas ushtrisë izraelite.
Banorët thanë se ushtria izraelite kreu operacionin të ndarë në dy faza. Rreth orës 01:00, banorët raportuan se forcat izraelite hynë në qytet, duke përdorur buldozerë për të hapur rrugën. Në orën 10:00, forcat hynë sërish, duke sulmuar në disa lokacione me droonë.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se një prej pjesëtarëve të saj është qëlluar në shpinë dhe është plagosur nga forcat izraelite që shënjestruan një autoambulancë. Ky grup publikoi fotografi në X – që më herët njihej si Twitter – duke shfaqur autoambulancën e qëlluar me plumb.
Që kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1.400 persona, dhuna në Bregun Perëndimor është rritur. Izraeli që atëherë ka kryer disa bastisje në këtë territor, duke vrarë dhjetëra palestinezë.
Ndërkaq, si pasojë e luftimeve në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 10.000 palestinezë, ka raportuar Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve