Mbi 1500 euro metri katror, 3 zonat më të shtrenjta në Tiranë
Çmimi mesatar i një metri katror në 2021 në Tiranë ishte 1100 deri në 1200 euro. Aktualisht, ky çmim shkon më shumë se 1550 euro. Por, rritja nuk ka qenë e njëtrajtshme në të gjitha zonat e kryeqytetit.
Nga vëzhgimi dhe analizimi i çmimeve të ofruara në treg nga agjencitë e pasurive të patundshme dhe individë, çmimet janë rritur më shumë në tre zona: Rrugën e Elbasanit, përreth Liqenit Artificial dhe në zonën e Kopshtit Botanik.
Në këto zona, në varësi të apartamentit, qasjes së tij në infrastrukturë dhe vitin e ndërtimit, çmimet shkojnë deri në 3 mijë euro për metër katror, nga 1500 deri në 2000 euro që shiteshin vitin e kaluar.
Rritje me mesatarisht 30 për qind raportohen në zonat më pak të lakmuara, si Astiri dhe Fresku. Çmimi mesatar në këto dy zona ka kërcyer nga 550-650 euro për metër që ishte vitin e kaluar në 900-1000 euro për këtë vit.
Çmimet janë dyfishuar në zonat periferike të Tiranës në dekadën e fundit, ndërsa janë rritur deri në tre herë më shumë në zonën e qendrës, ish-Bllokut, përreth Liqenit dhe te Rruga e Elbasanit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta