Mbi 2 mijë të vdekur/ Marok, vendi në zi për viktimat e tërmetit, 1.200 të lënduar
Tre ditë zije janë shpallur në Marok pas tërmetit të fuqishëm, që sipas të dhënave ka lënë mbi 2 mijë persona të vdekur dhe mbi 1.200 të plagosur. Ndërkohë, disa qindra, në mos mijëra të tjerë konsiderohen të humbur.
Vende të shumta kanë ofruar ndihmë dhe kanë mbledhur grupet e emergjencës që janë gati të nisen, edhe pse zyrtarët marokenë nuk kanë kërkuar ndihmë.
“Ndodhemi në një situatë krize. I kërkojmë mbretit Mohamed që të ndërhyjë dhe të na dërgojë ndihma, pasi po jetojmë një situatë traumatike. Njerëzit nuk kanë elektricitet, nuk kanë asgjë për të ngrënë apo për të pirë. As bukë, asgjë”- tha një burrë
Ekipet e emergjencës dhe trupat ushtarake po punojnë 24 orë në 24 për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja. Shkalla e shkatërrimit nuk është llogaritur ende.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Mbi 50% jashtë vendit”/ Medlir Mema: Po luftojmë për votën e të gjithë shqiptarëve
- Tirana e veshur kuqezi/ Tifozët e kombëtares ndezin atmosferën në prag të ndeshjes
Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
- 18:54 Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks