Mbi 20 viktima nga përmbytjet në jug të Iranit
24 Korrik 2022 |
14:47
Përmbytjet në provincën jugore Fars të Iranit kanë vrarë të paktën 21 njerëz pas reshjeve të mëdha të shiut.
Një zyrtar lokal tha se përmbytjet goditën disa qytete dhe fshatra pranë qytetit të Estahbanit, ku reshjet e rrëmbyeshme rritën nivelin e lumit Roudbal.
Ekipet e shpëtimit arritën të shpëtojnë 55 persona, të cilët ishin bllokuar nga përmbytjet.
Irani është përballur me thatësira të përsëritura gjatë dekadës së fundit, por edhe me përmbytje.
Në vitin 2019, përmbytjet e mëdha në jug të vendit vranë të paktën 76 njerëz dhe shkaktuan dëme të vlerësuara në më shumë se 2 miliardë dollarë.
LEXONI GJITHASHTU
Lajme të Sugjeruara
Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit deklaroi të premten se Forca e tij Hapësinore ka goditur një bazë ushtarake amerikane në Kuvajt, në...
Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi të premten se Kina synon të udhëheqë krijimin e një rendi të ri global për inteligjencën artificiale (IA), duke promovuar...
Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
Irani njoftoi se ka nisur një valë të re sulmesh ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik, pas natës së gjashtë radhazi të operacioneve ushtarake amerikane...
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve