Mbi 30 mijë vota dalin të pavlefshme, rritje e ndjeshme në krahasim me 2017
Nga numërimi i deri tanishëm i votave në të gjithë vendin, ekziston një numër i konsiderueshëm votash të pavlefshme.
Kur janë numëruar 1 961 kuti votimi nga 5199 që janë gjithsej, vota të pavlefshme në total janë 30 mijë.
Në total numri i fletëve të votimit që kanë rezultuar të pavlefshme është mbi 5%.
Në proceset e kaluara kjo për qindje ka qenë më e ulët dhe duket se këtë herë ka ndikuar ndryshimi i sistemit zgjedhor me hapjen e listës.
Ndryshe nga 2017, këtë herë nëse një zgjedhës ka votuar për një forcë politike të ndryshe nga forca politike që përfaqëson kandidati i preferuari i tij, vota konsiderohet e pavlefshme.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, numri i pa vlefshëm i fletëve të votimit ishte në total më pak se 2%.
Nga ana tjetër numri i fletëve të vlefshme që janë numëruar deri tani është mbi 556 mijë.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë