Mbi 4 mijë m² pa leje në një pallat në zonën e Astirit në Tiranë, ndalohet ndërtuesi

11 Tetor 2025 | 14:56

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, ka njoftuar se në një pallat në ndërtim në zonën e Yzberishtit në Tiranë janë konstatuar mbi 4 mijë m² pa leje.

IMT, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë kryer procedurat përkatëse, ndërsa efektivët kanë ndaluar pronarin e objektit.

Sulaj, i cili ndoqi nga afër aksionin, deklaroi se paligjshmëria nuk ka vend në Tiranë ndërsa bëri thirrje që të respektohen rregullat e ndërtimit për të shmangur penalizimet, duke paralajmëruar se shkelësit do të përfshihen në “listën e zezë” të Bashkisë.

“Në foto jemi në një pallat në zonën e Astirit, ku është konstatuar mbi 4000 m² pa leje,” thotë Sulaj. Nëse Tirana sot është më e çliruar nga ata që kishin zënë hapësira pa leje, është meritë e madhe e IMT-së, e drejtuar nga Rigers Sheqeri, dhe Policisë Bashkiake, e drejtuar nga Elona. Ne nuk do të ndalemi derisa të lirojmë çdo hapësirë pa leje dhe t’i kthejmë ato në lulishte dhe parqe për fëmijët,” shkruan Sulaj.

Në lidhje me rastin, Policia e Shtetit njoftoi se ka ndaluar ndërtuesin, pasi sipas policisë dyshohet se ka kryer punime pa leje në hapësirën e përbashkët të pallatit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje në hapësirën e përbashkët të pallatit,” njofton policia.

Ndërhyrja vjen në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje ndërsamë 3 tetor, kryeministri Edi Rama prezantoi masat e reja për mbrojtjen e pronës dhe territorit, të cilat kanë hyrë në fuqi përmes një akti normativ.

Paketa përfshin një “listë të zezë” për ndërtuesit pa leje dhe një përjashtim 5-vjeçar nga marrja e lejes.

Sipas Ramës, në ndërtimet ku tejkalohet leja në masën 2–10%, shtesa e bërë pa leje do të konfiskohet për interes publik; ndërsa kur tejkalohet mbi 10%, do të konfiskohet i gjithë ndërtimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026