Mbi 40 viktima nga zjarret në Mesdhe
Më shumë se 40 viktima janë shënuar – shumica prej tyre në Algjeri – prej zjarreve të Mesdheut që rrezikojnë një numër të madh të fshatrave dhe vendpushimeve të turistëve. Mijëra njerëz janë evakuuar nga ato zona.
Greqia po përgatitet që të organizojë edhe më shumë fluturime për evakuim të njerëzve nga Rodosi, pasi zjarret po shpërthejnë edhe në ishujt e Korfuzit dhe Evias.
Vala e gjatë aktuale e të nxehtit nuk duket se do të ndalet pasi temperaturat pritet të rriten mbi 44 gradë Celsius në disa pjesë të Greqisë.
Zjarre masive u përhapen në Sicili dhe e detyruan Italinë ta mbyllë për pak kohë aeroportin e Palermos.
Erërat e forta dhe bimësia e thatë bëjnë që zjarrfikësit të përpiqen në shumë zona për t’i shuar flakët.
Numri më i madh i vdekjeve deri më tani është në Algjeri, ku në mesin e 34 viktimave ishin edhe dhjetë ushtarë të rrethuar nga flakët gjatë një evakuimi në provincën bregdetare të Bejaia, në lindje të Algjerisë. Bejaia është zona më e goditur nga zjarret, me 23 të vdekur, raportojnë mediat lokale.
Autoritetet algjeriane thanë se 80 për qind e zjarreve ishin shuar që nga e diela, por një përpjekje masive për shuarjen e zjarrit po vazhdon ende, me rreth 8.000 persona, qindra kamionë zjarrfikës dhe disa avionë.
Zjarret kanë shpërthyer edhe në Tunizinë fqinje, ku 300 persona u desh të evakuoheshin nga fshati bregdetar Melloula.
Në Greqi, Ministria e Mbrojtjes Civile paralajmëroi të mërkurën për një “rrezik ekstrem” zjarri në gjashtë nga 13 rajonet e vendit.
Një ekip shkencëtarësh të klimës – grupi World Weather Attribution – tha se vala e të nxehtit e këtij muaji në Evropën Jugore, Amerikën e Veriut dhe Kinë do të ishte praktikisht e pamundur pa ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
LEXONI GJITHASHTU:
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 14:45 Reshje breshëri në Devoll, dëme në bujqësi (FOTO)
- 14:44 Kryeministri Burnham përuroi selinë e re qeveritare në Manchester, e emëron “Nr. 10 Veri”
- 14:36 Droni shkel hapësirën ajrore të Rumanisë, ngrihen avionët luftarakë
- 14:35 Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
- 14:23 Gjermania emëron Jurgen Klopp trajnerin e ri të futbollit