Mbi 41 mijë persona kanë humbur jetën në Gaza që nga nisja e luftës
Të paktën 41,020 njerëz janë vrarë dhe 94,925 janë plagosur në sulmet ushtarake izraelite në Gaza që nga 7 tetori, thotë Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Nga këta, 32 palestinezë u vranë dhe 100 u plagosën vetëm në 24 orët e fundit.
Koordinatori special i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme ka dënuar sulmin ajror izraelit në zonën humanitare al-Mawasi në Gaza.
“Unë dënoj fuqishëm sulmet e sotme vdekjeprurëse ajrore nga Izraeli në një zonë me popullsi të dendur në një zonë humanitare të caktuar nga Izraeli në Khan Yunis, ku njerëzit e zhvendosur ishin strehuar,” tha Tor Wennesland në një deklaratë.
Izraeli tha se kishte në shënjestër një qendër komanduese të Hamasit, por Wennesland tha se ligji ndërkombëtar humanitar “duhet të respektohet në çdo kohë”, ndërsa theksoi se “civilët nuk duhet të përdoren kurrë si mburoja njerëzore”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë