Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet në Pakistan gjatë verës, përfshirë 326 fëmijë
Të paktën 903 njerëz kanë vdekur në Pakistan nga shirat e forta dhe përmbytjet këtë verë, teksa vendi po përballet me ciklin e tetë të shirave të musonit, tha Ministri i Pakistanit për Ndryshimet Klimatike për CNN të mërkurën, ndërsa bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare.
Mijëra nuk kanë strehim dhe ushqim për shkak të kësaj “katastrofe humanitare”, tha Sherry Rehman. “Ndërsa flasim, mijëra janë të pastrehë pa strehim, pa ushqim. Dhe linjat e komunikimit janë ndërprerë. Është një fatkeqësi e rëndë humanitare”, shtoi ai.
Ajo gjithashtu shkroi në Twitter se në mesin e të vdekurve janë 326 fëmijë.
Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare nga mesi i qershorit, shirat e dendur të musonit dhe përmbytjet kanë prekur 2.3 milionë njerëz në Pakistan.
Të paktën 95.350 shtëpi janë shkatërruar, sipas agjencisë humanitare. Provinca juglindore e Sindh dhe provinca jugperëndimore e Balochistanit janë dy provincat më të “prekura për sa i përket ndikimit njerëzor dhe infrastrukturor”, shkroi zyra e OKB në një deklaratë për shtyp të martën.
Më shumë se 504.000 bagëti janë vrarë, pothuajse të gjitha në Balochistan, ndërsa rreth 3 000 kilometra rrugë dhe 129 ura janë dëmtuar, duke bllokuar hyrjen në zonat e prekura nga përmbytjet.
LEXONI GJITHASHTU:
- 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Kinë
- Të paktën 8 viktima nga përmbytjet në Korenë e Jugut
Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka
Tragjedia e tërmetit në Venezuelë, shkon në 2,645 numri i viktimave! Presidentja nderon ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit
Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë
- 11:36 Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qëndro
- 11:32 Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka
- 11:26 Lionel Messi vendos tjetër rekord unik në Kupën e Botës
- 11:24 Zjarri në Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies
- 11:06 Tragjedia e tërmetit në Venezuelë, shkon në 2,645 numri i viktimave! Presidentja nderon ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit
- 10:56 Gjermania zhvillon bisedime urgjente me ambasadorin kinez lidhur me raportin se Kina po stërvit ushtarë rusë