Mbi një mijë pelegrinë myslimanë vdesin nga temperaturat e larta në Arabinë Saudite

23 Qershor 2024 | 15:14

Më shumë se një mijë vetë vdiqën gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite, njoftuan autoritetet.

Besimtarët myslimanë u përballën me temperatura tepër të larta, që arritën deri në 46 gradë celsius, gjatë udhëtimit në vendin e shenjtë në Mekë këtë muaj.

Më shumë se gjysma e të vdekurve ishin nga Egjipti, sipas zyrtarëve në Kajro. Egjipti njoftoi heqjen e licencës për 16 agjenci udhëtimi që ndihmoi pelegrinë të paautorizuar që të udhëtonin në Arabinë Saudite, njoftuan autoritetet.

Arabia Saudite nuk ka komentuar mbi vdekjet gjatë pelegrinazhit.

Një nga pesë shtyllat e Islamit, Haxhi është një detyrë e shenjtë që çdo besimtar mysliman duhet të ndërmarrë të paktën një herë në jetë,

Qeveria e Egjiptit njoftoi se 31 pelegrinë të autorizuar vdiqën për shkak të sëmundjeve kronike gjatë pelegrinazhit të këtij viti, por nuk dha shifra zyrtarë për besimtarët e tjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se çdo dëm i shkaktuar ndaj anijeve ose anijeve të mallrave, në mes të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, do...
09:03 | 24/07/2026

Sulmet amerikane vrasin 4 persona në Iran, ndërsa sirenat bien në Jordani dhe Kuvajt

Sulmet amerikane në zonat pranë qytetit jugperëndimor iranian të Ahvazit vranë katër persona dhe plagosën pesë të tjerë, ndërsa sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan...
08:33 | 24/07/2026

Momente paniku në SHBA, hidroavioni shpërthen në flakë pas uljes emergjente në det. Shpëtojnë të 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion i Kenmore Air që transportonte 11 persona bëri një ulje emergjente pranë ishullit Sushia, Uashington, dhe më pas shpërtheu në flakë, tha të...
08:25 | 24/07/2026