Mbledhja e grupit të PS, gazetarja zbardh porositë e Ramës për deputetët

16 Janar 2026 | 12:10

Kryeministri Edi Rama mblodhi të premten grupin parlamentar në Pallatin e Brigadave.

Gazetarja Eksiola Shehu raportoi se fokusi i diskutimeve të Ramës me deputetët socialistë ka qenë te procesi i integrimit në BE dhe roli i Parlamentit për përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian.

“Sipas asaj që kemi mësuar deri më tani, fokusi i Ramës ka qenë procesi i integrimit dhe roli i rëndësishëm i Parlamentit. Për këtë arsye, gjatë kësaj kohe, menjëherë pas mbylljes së grupimeve do të duhet të kemi një përparim të legjislacionit shqiptar në përputhje me atë të Bashkimit Evropian, përpara se Shqipëria të bëhet, siç synon qeveria, anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian në vitin 2030, sipas synimit të qeverisë Rama.

Po ashtu, nga ana tjetër, një fokus i Kryeministrit ka qenë administrata e Kuvendit, ku ka theksuar se administrata e Kuvendit do të modernizohet. Përveç Ramës, fjalën do ta kenë Niko Peleshi dhe kryetari i grupit, Taulant Balla. Menjëherë pas tyre, do të flasin të gjithë anëtarët që janë pjesë e komisioneve parlamentare: saktësisht 7 kryetarët e komisioneve parlamentare në radhët e mazhorancës socialiste dhe 4 nënkryetarët në komisionet e tjera, si dhe kryetarët e komisioneve të posaçme parlamentare, atë të reformës territoriale dhe reformës zgjedhore.

Do të bëhet një përmbledhje e punës së komisionit parlamentar ku ata janë pjesë. Padyshim, përveç detyrave parlamentare lidhur me integrimin në BE, Kryeministri Edi Rama do të japë mesazhe rreth mënyrës së sjelljes së grupit parlamentar ndaj kundërshtarëve të tyre nga PD-ja”, raportoi gazetarja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026