Mbledhja e qeverisë, Ibrahimaj: S’ka dëme nga sulmet kibernetike! Demo: Rregullore e re për hapësirat publike

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
1 Prill 2026 | 13:40

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë ka dhënë detaje lidhur me vendimet e marra. Ibrahimaj u shpreh se një bord do të shqyrtojë kërkesat e investimeve të huaja për sektorët kritikë.

Sipas saj do të eleminohen dokumentet dhe shkresat në letër. Ajo tha se u miratua një akt për mbështetjen për ndërmarrjen, një fond prej 100 milion lekësh i akorduar për AIDA.

Lidhur me sulmet kibernetike, Ibrahimaj iu përgjigj gazetarëve duke thënë se janë të pashmangshme. Ajo theksoi se sulmi kibernetik nuk ka lënë dëme të pariparueshme.

“Në botën e zhvillimeve të teknologjisë, sistemeve çka nuk mund të evitohet janë të tilla lloje sulmesh kibernetike. Ne kemi nën monitorim të vazhdueshëm nëpërmjet AKSK të gjithë stafin që të vëzhgojmë në kohë reale dhe të monitorojmë të gjitha sulmet ndaj sistemeve tona. Do të vazhdojmë të investojmë në këtë drejtim pasi e ardhmja është dixhitale dhe luftërat do të jenë dixhitale”, tha Ibrahimaj.

Nga ana tjetër ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ka deklaruar se lidhur me ndarjen e re administrative të vendit janë diskutuar modele të ndryshme por shtoi se nuk ka një qëndrim nga PS.

Ai shtoi se duhet të ecim përpara me procesin.  Demo theksoi se gjithashtu kanë miratuar rregulloren për hapësirat publike.

“Kemi miratuar rregulloren për përdorimin e hapësirave publike. Rregullorja do të sjellë risi sa i përket një unifikimi të të gjitha praktikave në nivel kombetar. Do të kemi rregulla të qarta për sa i përket mënyrës se si mund të përdoren hapësirat publike, bashkitë janë në të njëjtin shtrat për sa i përket sistemit rregullativ.

Bashkitë kanë qenë pjesë e miratimit të kësaj rregulloreje. Kjo do të krijojë plotësisht një platformë të re sa i përket menaxhimit të hapësirave publike në territor. Kemi patur 4 bashki të reja sa i përket zonave prioritare për ‘Paketën e Maleve'”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e Këshillit të Qarkut Shkodër për...
11:18 | 08/07/2026

Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 02:00 të kësaj të mërkure në Krujë. Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli i është vendosur...
11:13 | 08/07/2026

Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz

Një konflikt mes të afërmve ka përfunduar me plagosjen e një personi në Kamëz. Një 16-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë xhaxhanë e tij...
10:44 | 08/07/2026