Mbledhja e qeverisë, ndryshon buxheti/ Mete: 4 mld lekë në mbështetje të fasoneve

21 Shkurt 2024 | 13:40

Ministri Ervin Mete tha pas mbledhjes së qeverisë të mbajtur këtë të mërkurë se buxheti për vitin 2024 ka pësuar disa ndryshime.

Sipas ministrit të Financave pritshmëritë për të ardhurat e këtij viti me 11 mld lekë.Mete deklarpoi gjithashtu se pas vendimeve të marra ditën e sotme miliardë lekë do të jepen për të mbështetur sektorin fason në formën e garancisë sovrane.

“Nisur nga ndryshimet e fundit të ministrive, nevojës për të reflektuar në buxhet riorganizimin e tyre sipas fushave të reja të përgjegjësisë, si edhe pasi janë bërë vlerësimet përmbyllëse të vitit 2023, Qeveria ka ndërmarrë sot një akt normativ për ndryshime në buxhetin e këtij viti.

Siç është thënë edhe më herët, vlerësohet se ekonomia performoi mirë gjatë vitit të kaluar dhe në mbyllje të vitit buxhetor 2023 rezulton se treguesit kryesorë makro-ekonomikë patën përmirësime të ndjeshme, duke vijuar një trend pozitiv, që presim të jetë i tillë edhe gjatë këtij viti.

Më konkretisht, borxhi publik zbriti në 59.2% në fund të vitit 2023, nivel më i ulët se periudha para pandemisë dhe gjithashtu më i ulëti që nga viti 2010. Balanca primare në fund të vitit 2023 u rikthye në pozicion pozitiv dhe deficiti buxhetor shënoi nivelin prej 1.4% të prodhimit të brendshëm bruto.

Niveli i të ardhurave arriti në 643 miliardë lekë, ose mbi 6 miliardë euro, me një rritje prej 12.3% krahasuar me vitin 2022 dhe kjo performancë e mirë po vijon edhe në muajt e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të deritanishme.

Gjatë vitit të kaluar, kontributet e mbledhura në skemën e sigurimeve shoqërore arritën në 5.7% të PBB-së, duke ulur ndjeshëm deficitin e skemës, në afro 0.8% të PBB-së, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Nisur nga këto zhvillime, rishikohen në rritje të ardhurat për vitin 2024, të cilat tashmë  projektohen në rreth 687 miliardë lekë, ose 28.2% e PBB-së.

Sa i përket pjesës së shpenzimeve, krahas buxhetimit të ristrukturimit të ministrive, përmes këtij akti normativ po mbështesim edhe një Instrument të Garancisë Shtetërore prej 4 miliardë lekë në mbështetje të bizneseve të sektorit të industrisë përpunuese fason, të cilat kanë nevojë të përmirësojnë proceset teknologjike dhe të rrisin më tej produktivitetin, kjo edhe për të përballuar efektet e goditjeve në këtë sektor.

Ky instrument synon mbështetjen e bizneseve nëpërmjet garancisë shtetërore të huasë, me qëllim sigurimin e financimit të nevojshëm nga bankat e nivelit të dytë”,-tha Ervin Mete.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026