Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton krizën në Ukrainë

31 Janar 2022 | 10:32

Një seancë urgjente e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mblidhet sot për të diskutuar krizën në Ukrainë.

Presioni diplomatik dhe financiar po shtohet mbi Moskën për të penguar çdo plan për të pushtuar Ukrainën ndonëse Kremlini e mohon një plan të tillë.

Rusia thotë se dëshiron lidhje “të respektueshme” me SHBA-në, por nuk do të lejojë që t’i cenohet siguria.

Uashingtoni dhe vendet evropiane thonë se një pushtim rus do të shkaktonte sanksione të rënda, duke përfshirë veprime kundër bankave ruse që mund të minojnë rëndë ekonominë ruse.

Tre ditë më parë Shtëpia e Bardhë tha se Biden paralajmëroi presidentin e Ukrainës se ekziston një “mundësi e dukshme” që Rusia të ndërmarrë veprime ushtarake në muajin shkurt.

Kremlini tha se sheh pak vend për optimizëm në zgjidhjen e krizës, pasi SHBA-ja refuzoi kërkesat kryesore të Rusisë.

Grumbullimi i mbi 100,000 trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën ka rritur shqetësimet se Moska është duke u përgatitur që ta pushtojë Ukrainën.

Imazhet satelitore të publikuara nga “Maxar”, kompani teknologjike në fushën e hapësirës

Rusia mohon se po planifikon ndonjë sulm.

Rusia ka prezantuar kërkesat e sigurisë për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara dhe kërkoi përgjigje me shkrim. Kërkesat kryesore ishin ndalimi i Ukrainës që të anëtarësohet në NATO dhe që aleanca ushtarake të mos zgjerohet nga lindja.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Paralajmërimi i OKB: Fenomeni El Niño është jashtëzakonisht i fortë, çfarë tregojnë të dhënat për Evropën?

Kombet e Bashkuara paralajmëruan sot se forcimi i shpejtë i fenomenit klimatik El Niño, i cili pritet të jetë “me intensitet të lartë” midis korrikut dhe shtatorit (duke arritur fazën e...
12:26 | 03/07/2026

Përleshje e dhunshme në Nigeri, vriten 18 persona

Të paktën 18 persona u vranë në një përleshje të dhunshme komunale të lidhur me një mosmarrëveshje për tokën në shtetin veri-qendror të Nigerisë, tha...
12:18 | 03/07/2026

Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, a do të jetë udhëheqësi suprem i Iranit në funeralin e babait të tij?

Djali i Ajatollah Ali Khameneit nuk pritet të marrë pjesë në shërbimin mortor të babait të tij për shkak të rreziqeve të sigurisë. Ajatollah Mojtaba...
12:12 | 03/07/2026