Task-forca monitoron Pogradecin, mbi 60% e vijës bregliqenore të Pogradecit mbetet plazh publik
Një task-forcë e përbashkët, e përbërë nga përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Bashkisë Pogradec dhe Policisë së Shtetit, zhvilloi këtë të premte një inspektim përgjatë vijës bregliqenore të Pogradecit për të monitoruar zbatimin e lejeve të stacioneve të plazhit, si edhe respektimin e sipërfaqeve të përcaktuara si plazhe publike.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Shpëtim Çiku, deklaroi se gjatë kontrolleve nuk janë konstatuar problematika apo shkelje, ndërsa bëri të ditur se inspektimet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit turistik për të parandaluar zënien e paligjshme të plazheve dhe mosrespektimin e kushteve të lejeve të miratuara.
Nga ana e saj, drejtoresha e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Pogradec, Enjela Karafili, theksoi se këtë sezon mbi 60% e sipërfaqes bregliqenore është në funksion të plazheve publike, ndërsa rreth 40% është e destinuar për stacionet private të plazhit. Ajo nënvizoi se kontrollet do të zhvillohen çdo javë për të garantuar respektimin e ndarjes së sipërfaqeve dhe për të shmangur çdo abuzim nga operatorët turistikë.
Përveç verifikimit të stacioneve të plazhit, gjatë inspektimit u kontrollua edhe zbatimi i masave të sigurisë, përfshirë praninë e vrojtuesve të plazhit, vendosjen e sinjalistikës detare, bovave për kufizimin e mjeteve lundruese, si edhe shënimin e zonave të thellësisë, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit veror.
Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Investim strategjik për të ardhmen e Forcave të Armatosura
PS propozon ndryshime kushtetuese për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, PD kundërshton nismën e Manjës
Gjyqi me Ols Dadon, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 13:06 Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Investim strategjik për të ardhmen e Forcave të Armatosura
- 12:59 PS propozon ndryshime kushtetuese për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, PD kundërshton nismën e Manjës
- 12:58 Gjyqi me Ols Dadon, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 12:51 Kuba thotë se nuk ka frikë nga një konflikt i mundshëm me SHBA-në
- 12:46 Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosje shtesë që lidhen me Epstein
- 12:37 Zëvendëspresidenti turk takohet me Presidentin iranian në Teheran, çfarë u diskutua