Zëvendëspresidenti turk takohet me Presidentin iranian në Teheran, çfarë u diskutua
Zëvendëspresidenti turk, Cevdet Yilmaz, u takua të premten me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, në Pallatin Saadabad në Teheran.
Yilmaz udhëtoi për në Iran për të marrë pjesë në një ceremoni shtetërore për udhëheqësin e ndjerë suprem të vendit, Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet amerikano-izraelite në fund të shkurtit.
Në një deklaratë në platformën turke të mediave sociale NSosyal, Yilmaz tha se Türkiye “ndjen thellësisht dhimbjen” që ka përjetuar “populli vëllazëror iranian” në periudhën e fundit.
“Si Turqi, ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në përpjekjet për ta bërë paqen dhe stabilitetin të përhershëm në rajonin tonë, për të forcuar kanalet e dialogut dhe për të mbështetur procesin e normalizimit pas luftës”, tha ai.
Yilmaz tha se Turqia do të vazhdojë të punojë me homologët iranianë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat, veçanërisht në ekonomi, tregti, energji dhe transport.
Ai e falënderoi Pezeshkianin për pritjen dhe i shprehu ngushëllime shtetit dhe popullit iranian.
“Lutem për mëshirën e Allahut për të gjithë vëllezërit tanë iranianë që humbën jetën, veçanërisht për Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei, dhe edhe një herë i shpreh durim dhe ngushëllime shtetit iranian dhe popullit miqësor dhe vëllazëror të Iranit”, tha Yilmaz.
Ceremonitë mortore për udhëheqësin suprem të ndjerë do të zhvillohen nga 3 deri më 9 korrik në disa qytete anembanë Iranit.
Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Islamit dhe presidentit Erdogan
Skena kaosi në supermarketet e Francës! Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit (VIDEO)
Kuba thotë se nuk ka frikë nga një konflikt i mundshëm me SHBA-në
- 13:58 Shkodër, arrestohet 16-vjeçari për grabitjen me armë të turistëve gjermanë, 1 në kërkim
- 13:50 Arrestohet komediani turk, akuzohet për fyerje të Islamit dhe presidentit Erdogan
- 13:46 Skena kaosi në supermarketet e Francës! Njerëzit përleshen për kondicionerë, shkak vala e të nxehtit (VIDEO)
- 13:25 Rama nga inagurimi i Shkollës Kombëtare të Fluturimit: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës
- 13:17 Mungon avokati mbrojtës, shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative
- 13:16 Klopp pranon ofertën, Gjermania drejt një kapitulli të ri