Gjyqi me Ols Dadon, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
Këto janë momentet kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur nga paraburgimi i Durrësit në Gjykatën Administrative, ku do të mbahet edhe seanca e radhës për padinë e Veliajt, i cili kërkon shpalljen e pavlefshme të dekretit që i dha statusin prokurorit Olsi Dado.
Veliaj është vetë i pranishëm në këtë seancë, ndërkohë mungon avokati i tij mbrojtës Plarent Ndreca, i cili ka bërë kërkesë për shtyrje të seancës me argumentin se e ka fëmijën të sëmurë dhe të shtruar në spital.
Kujtojmë se seanca e fundit u shty për t’u dhënë kohë palëve të shqyrtojnë kërkesën e shoqatës “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë”, e cila ka kërkuar të përfshihet si palë në procesin gjyqësor.
Shoqata i është drejtuar Gjykatës Administrative me kërkesën që të shpallë të pavlefshëm dekretin për emërimin e Ols Dados si prokuror në vitin 2008.
Sipas përfaqësuesve të saj, çështja ka interes të gjerë publik, pasi lidhet me integritetin e sistemit të drejtësisë, një prej objektivave kryesorë të veprimtarisë së kësaj organizate.
73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet