Mbretëresha e Spanjës në një lidhje me kunatin? Del Burgo: Kjo është e vërteta
Jaime Burgo, ish-bashkëshorti i motrës së Mbretëreshës Letizia të Spanjës thuhet se ka qenë i lidhur me vetë Mbretëreshën para se kjo e fundit të martohej me bashkëshortin e saj aktual, madje kanë qenë në prag martese.
Burgo ka postuar në rrjetin social X një foto të mbretëreshës Letizia rreth 15 vjet më parë, të cilën ajo ja ka dërguar me mbishkrimin: “Dashuria ime, unë kam vendosur shallin tënd. Ai më mbron. Po numëroj orët deri sa të takohemi sërish. Të dua! E jotja”.
Në këtë foto ajo është dukshëm shtatzënë. Vajzat e Mbretit Felipe dhe Mbretëreshës Letizia kanë lindur në 2005 dhe 2007.
Ai e fshiu këtë postim, por sidoqoftë lajmi mori dhenë dhe u bë viral në të gjitha mediat.
Sipas The Telegraph, Del Burgo do t’i propozonte në darkë Letitia-s në hotelin Ritz në Madrid, por në atë datë ajo dyshohet se i tha atij se kishte takuar një burrë që do t’i ndryshonte jetën, ku e kishte fjalën për Felipen bashkëshortin e saj aktual.
Del Burgo, i cili ishte dëshmitar në dasmën e Felipe dhe Letizia, pohoi se mbretëresha e ardhshme i ishte lutur që “të mos e linte kurrë” një natë para se të martohej. Ai u martua në vitin 2012 me motrën e mbretëreshës, Telma Ortiz, përpara se çifti të divorcohej dy vjet më vonë.
Pak orë më parë, Del Burgo reagoi sërish duke theksuar se nuk i heq asnjë presje postimit që ka fshirë.
Ai tha se nuk ndihet krenar, por e vërteta është ajo që është dhe vetëm Zoti mund ta gjykojë.
“Nuk i heq asnjë presje postimeve të mia të fshira. I vlerësoj mesazhet nga ata që kanë kuptuar se kam pasur arsyet e mia. Nuk i mbaj mëri askujt që ka kërcënuar të më vrasë. Nuk ndihem krenar, por e vërteta është e tillë. Njoh vetëm një Zot në qiell dhe ai është Jezusi i Nazaretit. Ai do të më gjykojë,” – shkroi Del Burgo në X.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 07:59 Meta paditet nga punonjësit, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për t’i pushuar nga puna
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane