Mbreti Abdullah takon Trump, del kundër zhvendosjes së palestinezëve në SHBA

12 Shkurt 2025 | 17:43

Mbreti Abdullah i Jordanisë ka refuzuar planin e Donald Trump për t’i vendosur palestinezët e zhvendosur në mbretërinë e tij.

Pas një takimi kokë më kokë me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë, Abudall shkroi në rrjetin “X” se Jordania mbetet në mënyrë të palëkundur kundër dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe Bregu Perëndimor. “Ky është qëndrimi i përbashkët i botës arabe”, deklaroi monarku.

Ky ishte takimi i parë mes tyre që kur Trump shpalli planin e tij për ta marrë territorin e Gazës dhe për t’i dërguar mbi 2 milionë palestinezë në vende të tjera të rajonit, përfshirë Jordaninë.

Në ditët e fundit, ai sugjeroi se mund të ndërpresë ndihmat për Jordaninë dhe Egjiptin nëse ato nuk pranojnë palestinezët.

Jordania, një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, strehon prej kohësh miliona palestinezë.

Ndërsa u shpreh i gatshëm të pranojë rreth 2 mijë fëmijë nga Gaza që kanë nevojë për mjekim, mbreti Abdullah theksoi se rindërtimi i enklavës dhe zgjidhja e krizës së saj humanitare duhet të marrë përparësinë.

Por, duke folur përpara gazetarëve në Dhomën Ovale, përkrah monarkut, Trump sinjalizoi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ideja e tij, që ka shkaktuar reagime globale.

“Ne do ta marrim Gazën, do ta mbajmë atë dhe do ta lulëzojmë”, deklaroi Trump, teksa Abdullah qëndronte i heshtur pranë tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026