Mbreti Charles III në krye të 14 vendeve përveç Britanisë| 5 zhvillime
- Mbreti Charles III, tashmë në krye të 14 vendeve përveç Britanisë
Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë të enjten në moshën 96-vjeçare. Djali i saj i madh dhe ish-princi i Uellsit, Charles u bë menjëherë mbret i Anglisë.
Për shkak të kolonializmit britanik, kur perandoria britanike pushtonte rajone anë e mbanë botës, mbreti Charles tani është kreu i shtetit në 14 vende të tjera, të njohura si mbretëritë e Komonuellthit.
Lexoni për më shumë: Mbreti Charles III, tashmë në krye të 14 vendeve përveç Britanisë

- Kortezhi i Mbretëreshës Elizabeth II është tashmë në Edinburg
Udhëtimi i mbretëreshës nga kështjella Balmoral, ku ajo ndërroi jetë javën e kaluar, përfundoi me kortezhin që mbërriti në Edinburg pasditen e së dielës.
Mijëra u mblodhën në rrugë për të bërë nderimet e tyre të fundit. Trupi i mbretëreshës do të jetë në Pallatin e Holyroodhouse gjatë natës.
Lexoni për më shumë: Kortezhi i Mbretëreshës Elizabeth II është tashmë në Edinburg

- Sanksione për fëmijët që dëmtojnë librat, paraljmëron Rama
Kryeministri Rama në ceremoninë e prezantimit të Abetares së përbashkët Shipëri-Kosovë paralajmëroi sanksione për fëmijët që dëmtojnë librat.
Ai u shpreh se librat që kalojnë dorë më dorë për tre vite, nuk janë çështje parash, por kulture.
Lexoni për më shumë: Sanksione për fëmijët që dëmtojnë librat, paraljmëron Rama

- Ajri i ndotur shkakton kancer tek jo-duhanpirësit, thonë studimet
Ajri i ndotur shkakton kancer të mushkërive tek jo duhanpirësit, sipas një studimi shkencor të publikuar këtë javë, raportoi BBC.
Shkencëtarët kanë njoftuar se kanë identifikuar mekanizmin përmes të cilit ndotja e ajrit shkakton kancerin e mushkërive te jo duhanpirësit.
Lexoni për më shumë: Ajri i ndotur shkakton kancer tek jo-duhanpirësit, thonë studimet

- Max Verstappen fituesi i Çmimit të Madh të Italisë në Monza
Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen është fituesi i garës për Çmimin e Madh të Italisë, që u zhvillua sot në kampionatin e Formula 1 në pistën e Monzas.
Verstappen arriti fitoren e 31-të në karrierë, dhe triumfin e 11-të të këtij sezoni, edhe pse nisi nga pozita e shtatë. Kjo është fitorja e pestë radhazi e kampionit aktual të botës në F1. Ai arriti kohën 1:20:27.511.
Lexoni për më shumë: Max Verstappen fituesi i Çmimit të Madh të Italisë në Monza
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta