Mbreti Charles shfaqet për herë të parë në publik pas diagnostikimit me kancer

6 Shkurt 2024 | 22:24

Mbreti Charles u shfaq për herë të parë në publik që kur u njoftua se ai ishte diagnostikuar me kancer mbrëmjen e së hënës.

Monarku dhe mbretëresha Camilla u fotografuan duke lënë shtëpinë e tyre në Londër, Clarence House, dhe duke shkuar për në Buckingham Palace.

Mediat britanike raportojnë se trashëgimtari i fronit britanik, Princi William i Uellsit, do të marrë përsipër disa nga detyrat publike të mbretit Charles III,. Sipas The London Times, princi, i cili synonte të bënte disa “pushime” të shkurtra tani është i detyruar të rikthehet në kryerjen e detyrave publike më herët se sa ishte planifikuar.

Referuar Daily Mail, Duka i Sussex, Princ Hary, i cili ka hequr dorë nga detyrat e tij mbretërore dhe ka jetuar në SHBA gjatë viteve të fundit, mbërriti në Aeroportin Heathrow duke udhëtuar gjatë natës për të vizituar babanë e tij në rezidencën e tij në Londër në Clarence House.

Harry është ndarë nga babai dhe vëllai i tij në tre vitet e fundit dhe në vitin 2023 ai publikoi një autobiografi në të cilën kritikon familjen mbretërore. Lajmin që mbreti i Britanisë së Madhe është prekur nga sëmundja e rëndë, e ka dhënë Pallati Mbretëror gjatë ditës së hënë. Gjithashtu, Pallati Mbretëror deklaroi se Mbreti mbetet plotësisht pozitiv në lidhje me trajtimin e tij dhe pret që të kthehet në detyrën e plotë publike sa më shpejt të jetë e mundur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane

Zyra e Prokurorit Evropian në Athinë ka ngritur akuza ndaj 22 të dyshuarve, përfshirë 4 deputetë, figura politike dhe ish-zyrtarë, në kuadër të një hetimi...
21:34 | 16/07/2026

Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978

Ministria e jashtme e Nikaraguasëka njoftuar këtë të enjte ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Italinë për shkak të vrasjes në vitin 1978 të një ish-kryeministri...
20:12 | 16/07/2026

43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg

32 persona, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv të operatorit të autostradave të Italisë, janë dënuar për shembjen e një ure në Gjenova në vitin 2018, në të...
18:50 | 16/07/2026