Mbrojtja e medias, Parlamenti Evropian miraton Aktin për Lirinë e Shtypit

3 Tetor 2023 | 20:50

Ligjvënësit në Parlamentin Evropian bënë thirrje për rregulla më të forta për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe gazetarëve.

I ashtuquajturi Akti për Lirinë e Medias ishte propozuar nga Komisioni Evropian për të përmirësuar transparencën e financimit të mediave, për të mbrojtur këto organe nga presioni politik dhe gazetarët nga programet e përgjimit si “Pegasus”.

Por tani, ligjvënësit kërkuan marrjen e hapave shtesë dhe rrëzuan përpjekjet e disa shteteve anëtare për të zhvlerësuar mbrojtjen e gazetarëve.

“Pa liri shtypi, pa pluralizëm mediatik, pa pavarësi mediatike dhe pa mbrojtjen e gazetarëve nuk ka demokraci. Kjo është ajo çfarë po përpiqemi të garantojmë këtu dhe ne synojmë të arrijmë lirinë dhe pluralizmin e medias shoqëruar me sundimin e ligjit, demokracinë dhe të gjitha të drejtat themelore, në mënyrë që kjo tendencë të ketë kuptim edhe në ato vende që nuk respektojnë lirinë e shtypit dhe pluralizmin e tij”, thotë Juan Fernando Aguilar, euro-deputet spanjoll.

Hapat pas në lirinë e medias në Poloni dhe Hungari kane shqetësuar gazetarët dhe OJQ-të në mbarë kontinentin e vjetër prej vitesh. Shumë fajësuan BE-në për mosmarrje të masave për të mbrojtur sektorin.

Ndërsa një euro-deputete hungareze e opozitës deklaroi se miratimi i Aktit për Lirinë e Medias ishte-i vonuar, por mund të përmirësojë situatën në terren.

“Besoj se Akti për Lirinë e Shtypit është i vonuar por edhe një copëz jetike e ligjit. Është me rëndësi të kemi masa si për shembull për transparencën e pronësisë së medias, apo kufizimin e financimeve shtetërore për median. Nëse këto procese do të ishin zbatuar një dekadë më parë, atëherë nuk do të kishte ndodhur që në disa vende anëtare të BE-së, si Hungaria, media mund të funksionojë me 90 për qind të financimeve nga shteti”, shprehet Katalin Cseh, shoqata ‘Renew Europe, Hungari.

Më herët, OJQ-të dhe shoqatat e gazetarëve kritikuan propozimin me argumentin se nuk ishte ambicioz sa duhet dhe paralajmëruan se disa shtete anëtare do të preferonin të dobësonin pjesët që ndalojnë mbikëqyrjen online dhe mbrojtjen e burimeve të gazetarëve. Por PE insiston se rregullat për ndalimin e mbikëqyrjes duhet të mbeten të forta.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026