Mbulim Universal Shëndetësor, ½ e popullsisë globale nuk merr shërbim shëndetësor
Më shumë se gjysma e popullsisë globale akoma nuk mbulohet nga shërbimet shëndetësore esenciale.
Alarmi jepet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në ditën botërore të Mbulimit Universal Shëndetësor.
Eskpertët thonë se Mbulim Universal Shëndetësor do të thotë kur të gjithë njerëzit të kenë shërbimet shëndetësore që ju nevojiten, kur dhe ku ata kanë nevojë, pa u vënë në vështirësi për ti paguar.
Fatkeqsisht, kjo nuk është siguruar.
Raportet tregojnë se më shumë se ¼ e popullsisë globale jeton në vende të përfshira në konflikt, në varfëri dhe që nuk kanë akses as në shërbimet bazike shëndetësore.
Aktualisht çdo vit në nivel global regjistrohen 13 milion vdekje të shkaktuara nga risqe mjedisore të parandalueshme.
Ndërsa eskpertët parashikojnë që ndërmjet viteve 2030-2050 bota të ketë 250 mijë vdekje shtesë çdo vit si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Për pasojë ekspertet e shëndetesië botërore kanë apeluar që shtetet të financojnë më shumë për të arritur mbulimin universal shëndetësor, që do të siguronte shërbime shëndetësore për cdo qytetar të botë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet