A do të mbyllet spitali i Tepelenës? Sqaron gazetari

6 Tetor 2023 | 10:54

Ditët e fundit spitali i Tepelenës ka qenë në qendër të debateve në opinionin publik sa i përket mbylljes ose jo të tij.

Korrespondenti i Euronews Albania, Blerim Kore tha se fillimisht kanë qenë disa prej mjekëve të këtij spitali që kanë firmosur një peticion të gjithë së bashku ku i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama mosmbylljen e këtij spitali sepse sipas tyre në qershor ka ekzistuar një urdhër për mundësinë e shndërrimit të këtij spitali në qendër shëndetësore, ndërkohë që konstatohet se dhe në projektbuxhetin e vitit 2023, sipas peticionit të mjekëve, pra vitin e ardhshëm, në vitin 2024 do të ketë ulje të buxhetit.

“Ky reagim i mjekëve ka sjellë reagim dhe mbështetje nga ana e banorëve të cilët kanë kërkuar mos të mbyllet spitali dhe të mos kalojë në qendër shëndetësore. Megjithatë ministria e Shëndetësisë në një deklaratë të bërë publike ka sqaruar situatën duke theksuar se nuk bëhet fjalë për mbyllje spitali, por bëhet fjalë për kanalizimin e shërbimit mjekësor në spitalin e Tepelenës në bazë të kërkesave që ka demografia e zonës. Sipas ministrisë së Shëndetësisë gjatë vitit 2023, pjesa më e madhe e vizitave i kanë përkuar moshës së tretë pasi kemi një lëvizje të madhe nga qyteti i Tepelenës dhe fshatrat përreth,” – sqaroi Kore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026