Mbyll siparin Festivali Folklorik Kombëtar
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës ka ulur siparin duke regjistruar edicionin e 11-të të tij. Në periudhën 24 qershor-1 korrik në skenën e kalasë së Argjiros u ngjitën rreth 1 200 artistë popullorë nga të gjitha qarqet e vendit por edhe Diaspora. Për të parën herë pjesë e programit ishin edhe rreth 40 aktivitete artistike, kulturore, promovimin e vlerave të traditës të cilat gjallëruan Gjirokastrën dhe tërhoqën një numër të madh turistësh.
” Entuziazmi që kemi gjetur këtu tek njerëzit dhe përfshirja jo vetëm në kala por duke vazhduar pêrgjatë gjithë festës edhe në sheshin ” Çerçiz Topulli”, në takimet që kemi zhvilluar gjatë ditës në qytet na kanë treguar që jo vetëm ja vlejti dhe jo vetëm kemi arritur atë që donim të bënim por jemi futur thellë besoj në të gjitha zemrat, në të gjithë kujtimet e shqiptarëve. Ashtu siç kemi vënë re një numër shumë të lartë turistësh të huaj” u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Falë vlerave të jashtëzakonshme që përcjell për promovimin dhe ruajtjen e traditave kombëtare Ministria e Kulturës do te nisë procedurat për përfshirjen e tij në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore Jomateriale nën Mbrojtjen e UNESCO-s
” Tashmë dokumentimi edhe i këtij festivali dhe puna që kemi filluar në fakt me një dokumentim që më parë janë hapi i parë dhe është një hap i mirë dokumentacioni që kemi dhe mënyra sesi kemi filluar dhe ta promovojmë që për festivalin të flitet edhe jashtë shqipërisë më bëjnë shpresëplotë. Asnjëherë nuk mund të shprehemi me UNESCO-n me fjalë të sigurta për ecurinë por patjetër që kjo është dëshira jonë” pohoi ministrja Margariti
Festivali Folklorik Kombëtar rikthehej pas 8 vitesh mungese në Gjirokastër ndërkohë që edicioni i parë i tij është organizuar në vitin 1968.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion