Mbyllet edicioni i 60-të i Super Bowl, Seattle Seahawks shpallet kampion
Seattle Seahawks është fituesi i edicioni të 60-të të Super Boëlit amerikan, pasi mposhti në finalen e madhe New England Patriots, ndërsa regjistroi një dominim absolut që u vu re që në nisje.
Dominimi i skuadrës që më tej u shpall kampione u vu re që në çerekët e parë dhe dha idenë që gjërat në vijim nuk do të ishin të vështira dhe ashtu ndodhi në fushë.
Mbrojtja e Seahawks prodhoi një performancë të jashtëzakonshme duke bllokuar kundërshtarin dhe detyruar më tej të gabonin, për të përfituar më pas. Me kalimin e minutave diferencat u bënë më të ndjeshme mes dy skuadrave, me New England Patriots të cilët e patën të pamundur të reagojnë, për ti shkaktuar probleme kundërshtarit.
Në përfundim shifrat u fiksuar 29-13 dhe Seattle Seahawks fiton titullin e dytë në edicionin e 60-të të Super Bowl. Një projekt serioz dhe i suksesshëm i cili nisi shumë herët dhe u konkretizua me titull. Mbrëmja në fjalë nuk kishte vetëm futboll, por dhe performancë muzikore, aty ku Bad Bunny ndezi atmosferën dhe më pas shkaktoi polemika, duke sjellë reagimin e politikës në SHBA.
Shifrat e pabesueshme të Messit
9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
Federata e Futbollit të Uruguait anulon fluturimin çarter të lojtarëve nga Kupa e Botës si ndëshkim
- 15:11 Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, arrestohen 5 persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja
- 14:58 “Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)
- 14:45 Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026