Mbyllet fabrika e Kinder në Belgjikë

8 Prill 2022 | 22:36

Autoritetet belge urdhëruan të premten mbylljen e fabrikës së çokollatave Kinder, pas dyshimeve për praninë e salmonelës në produktet e saj.

Vendimi, por edhe shqetësimet e qytetarëve për shëndetin, përbëjnë një goditje të fortë për kompaninë mëmë të Kinder, italiania Ferrero dhe vjen në sezonin e Pashkës, kur vezët e saj blihen masivisht në supermarkete.

“Erdha për të bërë pak Pazar dhe do ta përdor këtë mundësi për të marrë disa vezë çokollate, që do t’ua jap nipërve të mi pas pak ditësh. Por mësova se është rreziku i salmonelës”, tha një qytetare.

Kompania Ferrero ndau një deklaratë ku kërkonte falje për përhapjen e rasteve të salmonelës dhe njoftonte pezullimin e operacioneve të fabrikës së saj në qytetin Arlon, në jug-lindje të Belgjikës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026