Mbyllet gjykata e Pogradecit, shkalla e parë kalon në Korçë

2 Maj 2023 | 16:16

Gjykata e shkallës së parë e Pogradecit është mbyllur zyrtarisht. Të gjitha dosjet që janë në proces për gjykim dhe që arrijnë në 600 do të transferohen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë.

Sipas avokatit Endri Çela kjo mbyllje ka rritur kostot e qytetarëve prej disa javësh tashmë dhe nga ana tjetër edhe 20 avokatë në Pogradec po mendojnë zhvendosjen nga ky qytet.

“Kjo do të sjellë rritje të kostove dhe shtyrje të afateve, pra kohë kur do të përfundojë një gjyq do të zgjatet në krahasim me më përpara për shkak të mbingarkesës se gjykatave me dosje të reja. Arsyen pse do të rriten kostot është largimi i gjykatës, tarifa e avokatit do të rritet por edhe ata qytetarë që duan ta ndjekin nga afër seancën gjyqësore do duhet të paguajnë me tepër se me parë,” – u shpreh ai.

Për avokaten korçare Eta Xoga të shpeshta janë rastet kur qytetarët e kanë humbur shpresën te drejtësia, duke kryer edhe vetëgjyqësi.

“Na ndodh tashmë që shumë njerëz nuk tregojnë interes në marrjes e drejtësisë por përpiqen të gjejnë rrugë apo mënyra të tjera. Ka njerëz që sot thonë” Lere, në djall të vejë”, për çështje që kërkojnë një kohë shumë të gjatë. Për shembull gjithë çështjet e gjykatave të apelit të Korçës dhe apeleve të tjera të cilat në 1 Mars kaluan në Tiranë nuk janë shpallur për seanca gjyqësore,” – tha Xoga.

Mbyllja e kësaj gjykatës së Pogradecit ndodhi si pasojë e hartës së re të gjyqësorit e cila në qarkun  Korçë ka mbyllur gjykatën e apelit dhe atë civile. Bashkë me gjykatën e Pogradecit shkrihet edhe prokuroria si edhe shërbimi i provës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026