Mbyllet instalacioni i përkohshëm mbi Mozaikun e Muzeut Kombëtar, pas sensibilizimit
Instalacioni i përkohshëm artistik i Blerta Kambo, vendosur pranë Mozaikut të Muzeut Kombëtar u mbyll sot, pasi përmbushi misionin e tij kryesor: të sjellë vëmendjen mbi betejën e grave me kancerin e gjirit.
Koncepti artistik qe paraqiste simbolikisht figurën e një gruaje pa flokë, me një shenjë në gjirin e djathtë, nuk ishte provokim por një pasqyrë e realitetit të mijëra grave, e një beteje të vërtetë që nuk duhet të fshihet, por të njihet, të respektohet dhe të kuptohet.
Instalacioni nuk ka prekur mozaikun origjinal; ai ishte vendosur në distancë të sigurt, duke krijuar një iluzion pamor si pjesë e një komunikimi vizual për publikun.
Në ditët e fundit, vepra është keqinterpretuar në mënyrë të pavërtetë nga individë me axhendë përçarëse e manipulimi dhe platforma mediatike që nuk janë informuar mbi qëllimin e saj, duke gjeneruar një cikël dizinformimi dhe gjuhe të panevojshme urrejtjeje.
Ky fenomen është një shembull i qartë i sfidës bashkëkohore të dizinformimit, i cili dëmton artin, publikun dhe sidomos gratë që sot po luftojnë me kancerin e gjirit.
Arti i kësaj ndërhyrjeje synonte të jepte vend për dinjitet, forcë dhe ndërgjegjësim — jo për ndarje apo konflikte.
Sic ishte planifikuar, instalacioni u hoq pas përmbushjes së rolit të tij: të hapë një bisedë të domosdoshme për shëndetin e grave dhe nevojën që shoqëria të marrë qëndrim kundër stigmës, urrejtjes dhe dezinformimit.
Blerta Kambo theksoi se “Kur një grua që po lufton me kancerin lexon komente urrejtjeje, cënon dinjitetin e saj në ditët më të vështira. Ne i detyrohemi grave që kanë luftuar, grave që po luftojnë dhe grave që nuk janë më, një shoqëri që nuk i përdor për clickbait, por i respekton. Arti ka një rol të qartë në këtë: të hapë biseda, të sfidojë indiferencën dhe të ndërtojë ndërgjegjësim. Ky instalacion e kreu misionin e tij.
Disa e lexuan. Disa e kuptuan. Disa e keqinterpretuan, pa u informuar.
Kjo është plagë e shoqërisë sonë: dizinformimi që kthehet në urrejtje. Sot instalacioni largohet me dinjitet, por mesazhi i tij mbetet:
le të informohemi para se të gjykojmë; le të zgjedhim dinjitetin ndaj grave, ndaj familjeve dhe ndaj vetes sonë. Faleminderit të gjithëve që e kuptuan dhe e mbështetën këtë kauzë.”
Artistja falënderon publikun, komunitetin e grave që kanë ndarë historitë e tyre dhe të gjithë ata që e mbështetën mesazhin e vërtetë të kësaj vepre.
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë