Mbyllet “Mik Festival”, mblodhi në Prespë artistë shqiptarë dhe të huaj
Sezoni i katërt i “Mik Festival” në Prespë është mbyllur mbrëmjen e së dielës. Aktiviteti mblodhi bashkë artistë shqiptar dhe të huaj, në një ditë të mbushur plot aktivitete.
Vokalisti nga Ansambli i Zanave këndoi akapela në ishullin e Maligradit. Zëri melodioz, vendi i virgjër dhe pamja mahnitëse bëri që të pranishmit të shijonin këngët shqiptare dhe të huaja të kënduara nga pesë pjesëtaret e grupit.
Violinisti Olen Çezari, i cili performoi gjithashtu tha se ky aktivitet i ka shërbyer pr ta njohur më mirë zonën e Prespës.
“Inva Mula, gjigandja ka marrë këtë iniciativë gjigande që sjell artistë dhe publik, që ne të njohim këtë përrallë të Shqipërisë që as unë nuk e njoh. Hera parë që vija në këtë rrugë, hera parë që kuptoj që ka një ishull në mes të Prespës. Janë çudira, por është e vërteta. Ne xhirojmë botën dhe nuk njohim vendin tonë,” – u shpreh ai.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ka përgëzuar mbajtjen e këtij evenimenti dhe deklaroi se ky sezon turistik ka qenë më i suksesshëm se vitet e tjera.
“Shqipëria tashmë po përjeton një mani të madhe për t’u vizituar. Kemi numër të shtuar (vizitorësh), madje dhe më shumë se 2019-a që ka qenë viti më i artë dhe kjo falë një promovimi më të madh të Shqipërisë. Na duhet shumë më tepër të promovojmë bukuritë e natyrës shqiptare, të promovojmë Shqipërinë përveç detit dhe kështu të kemi një ofertë të plotë turistike,” – tha Klosi.
Sopranoja Inva Mula, njëkohësisht organizatore shprehet e kënaqur nga emocionet që ky aktivitet fali në Korçë, Kolonjë dhe Prespë.
“Me modestinë më të madhe po them, ishte një fresk i vërtetë i atmosferave, gjuhëve dhe zhanerëve të ndryshme muzikore, artistë të mrekullueshëm që u ngjitën në skenë, në Korçë, në Prespë, në Rehovë. Jam vërtetë shumë e lumtur,” – u shpreh artistja.
Te pranishëm ne këtë aktivitet kanë qenë dhe diplomatë amerikanë, gjermanë, grekë e suedezë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sali Butka kthehet në Kolonjë, një përmendore në mes të qytetit për atdhetarin e shquar
- “Porto Palermo Festival”, Olen Çesari në një muaj mbledh artistë shqiptarë dhe të huaj
- Regjisoret gra në fokus të Festivalit të Filmit në Prishtinë
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 16:37 Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës
- 16:26 Ndeshja me Spanjën, ekipi portugez udhëtoi në Dallas me një aeroplan që përdoret çdo ditë për deportimet e ICE
- 16:13 E njohur për rolin e saj në “Home Alone”, ndërron jetë në moshën 81-vjeçare aktorja Brenda Fricker