Mbyllet përkohësisht Bypass-i i Vlorës, ARRSH zbulon arsyet
Bypass-i i Vlorës do të mbyllet përkohësisht, për shkak të punimeve që do të kryhen për mbrojtjen nga rënia e gurëve, pore dhe për disa rikonstruktime.
Lajmin e bëri të ditur ARRSH përmes një njoftimi, ku thuhet se mbyllja e qarkullimit do të bëhet nga kilometric i 12-të që fillon mbas fshatit të Kaninës, deri në kilometrin e 20-të, në afërsi të kryqëzimit që del në Rradhimë.
Po ashtu bëhet e ditur se bllokimi i trafikut në këtë segment do të kryhet duke filluar nga data 10.11.2023 deri në përfundimin e punimeve.
Njoftimi i ARRSH:
Në Bypass-in e Vlorës do të kryhen punimet për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve.
Për kryerjen e këtyre punimeve është e nevojshme mbyllja e përkohshme e trafikut, konkretisht nga km 12 që fillon mbas fshatit të Kaninës, deri në km 20 në afërsi të kryqëzimit që del në Rradhimë.
Bllokimi i trafikut në këtë segment do të kryhet duke filluar nga data 10.11.2023 deri në përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për t’u kryer pa prezencë trafiku.
Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta