Mbyllet takimi Macron-Rubio, në fokus të bisedimeve Ukraina

17 Prill 2025 | 19:37

Është mbyllur në Elize takimi i punës mes Emanuel Macron, sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

Kjo ishte vizita e parë zyrtare e shefit të diplomacisë amerikane në Francë, në një periudhë fërkimesh mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Në kryeqytetin francez ishte edhe këshilltari i presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak, si dhe ministrat ukrainas të Jashtëm dhe të Mbrojtjes.

Mbi bisedimet e zhvilluara nuk ka shumë të dhëna, por burime nga Elizeu bëjnë të ditur se në takim u bë bilanci i negociatave të paqes. Takimet do të pasohen nga bisedime të mëtejshme mes presidentit francez dhe Donald Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026