Mbyllja e Apelit në Korçë, vështirësi dhe kosto për qytetarët
Në qofte se një qytetar nga Korça dëshiron të apelojë një vendim të gjykatës, nga nesër ai do të duhet t’i drejtohet gjykatës së apelit në Tiranë për shkak se ajo e Korçës mbyllet me hartën e re gjyqësore.
Sipas kreut të dhomës së avokatisë Arben Lena, barra do u bjerë tërësisht qytetarëve.
“Të gjithë e kuptojmë pasojën çdo të thotë të shkosh nga Korça në Tiranë. Nuk flasim për avokatët por për gjithë njerëzit që kanë konflikte gjyqësore. Barra do u bjerë qytetarëve 2:27 kuptohet që për qytetarët do jetë më e vështirë për të marrë drejtësinë dhe për ta ndjekur nëpër shkallët e drejtësisë,” – u shpreh ai.
Problem nuk do të jetë vetëm largësia, por edhe kostoja ekonomike.
“Normalisht që kostot e shërbimit do ndryshojnë, dhe kjo do ketë e pasoja të tjera. Numri i avokatëve që gjykatat e apelit mund të reduktohet në masën 30%, sepse janë pasojë e zhvendosjes se gjykata pasoja e uljes së gjykimeve pasoja të mos ushtrimi të të drejtave,” – tha Lena.
Vetëm nga gjykata e apelit Korçë do të transferohen rreth 900 çështje drejt Tiranës, ku qytetarët që kërkojnë të marrin drejtësi do u duhet të ndjekin çështjet e tyre tanimë në kryeqytet.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta