Mbyllja e kolegjit turk, Likaj: Ministria e Arsimit duhet të përgjigjet për nxënësit
Mirsad Likaj, Drejtor i Çështjeve Juridike, të fondacionit “Gulistan”, deklaroi se Ministria e Arsimit duhet të përgjigjet për ecurinë mësimor të nxënësve pas mbylljes së kolegjit turk “Mehmet Akif”.
Në një intervistë për Euronews Albania, Likaj tregoi se më 14 shtator në godinat e kolegjit kanë shkuar një grup pune, por që nuk kanë konstatuar shkelje.
“Është Ministria e Arsimit përgjegjëse për aktivitetin arsimor. Duhet të nxjerrin aktete normative, për ecurinë e procesit mësimor.
Sipas ministrisë godina nuk është e përshtatshme për mësim dhe prandaj është mbyllur. Shkresa e Ministrisë së Arsimit për mosmiratimin e vendodhjes mban datën 13 shtator edhe pse na ka ardhur dje me datën 22.
Më 14 shtator na ka ardhur një grup pune për të verifikuar mbi ligjshmërinë dhe ushtrimin e veprimtarisë dhe nga ana e tyre nuk janë konstatuar shkelje që mund të çonin në heqjen e liçensës”-deklaroi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta