“Mbyllur për pushime”, Stefan Çapaliku promovon në Pogradec romanin e tij të fundit
Stefan Çapaliku ka promovuar në Pogradec romanin e tij më të fundit, “Mbyllur për pushime”, një roman i cili sipas autorit merret me një moment të rëndësishëm të vendit që ka të bëjë me mbarimin e luftës.
Çapaliku shkon më tej kur thotë se libri nuk është një roman si gjithë të tjerët, por në të trajtohen personazhe “të ndaluar” si Anton Arapi, Karl Gurakuqi etj.
“Mbyllur për pushime është një roman, vepra ime e fundit e publikuar e cila merret me një moment të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, është momenti i mbarimit të luftës dhe përbën një arritje në karrierën time mendoj, sa i takon faktit që ky libër do të analizojë disa personazhe që historikisht kanë qenë të ndaluar,” – u shpreh autori.
Kur bëhet fjalë për lexuesin nëse duhet ta ketë në duar këtë roman, Çapaliku thotë se jo domosdoshmërisht duhet ta lexojnë të gjithë, por ama duhet qe t’i përqasemi një letërsie urbane pasi përgjithësisht kemi trashëguar letërsinë rurale.
“Është e mira ta ketë sepse e pasuron bibliotekën e vet me një letërsi urbane, me letërsinë e qytetit. Ne në përgjithësi na ka munguar letërsia urbane, kemi pasur veçanërisht si trashëgimi të letërsisë së realizmit socialist, një letërsi rurale që është marrë më së shumti me fshatin. Sigurisht, nuk ka asgjë të keqe por një pjesë e madhe e vlerave vjen nga qytete të tilla si Tirana, Shkodra, Korça, Pogradeci që duhet të bëhen me patjetër dhe objekte të shqyrtimeve letrare,” – tha Çapaliku.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)