“Me 1500 euro, ta legalizoj unë”- Arrestohet mashtruesi 32-vjeçar në Shkodër

28 Gusht 2025 | 13:17

Një 32-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia e Shkodrës pas dyshimeve për përfshirjen në një rast ryshfeti, ndërsa një 41-vjeçar banues në Shkodër, është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, shtetasi B. B. 41-vjeç, dyshohet se i ka dhënë 1,500 euro 32-vjeçarit me inicialet Sh. S.-së, pasi ky i fundit i kishte premtuar se mund të ndërhynte pranë institucioneve vendore për legalizimin e një prone private në emër të nënës së tij, në lagjen “10 Korriku” të Shkodrës.

Specialistët e Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare po punojnë për kapjen e shtetasit B. B., ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje

Një 60-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunë nga policia, pasi një ditë më parë ka plagosur me thikë kushëririn e tij, shtetasin F....
11:12 | 25/07/2026

U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet

Është arrestuar këtë të shtunë një 37-vjeçar, pronar i një servisi në “Astir” në Tiranë , pasi ishte kallëzuar nga disa qytetarë se kishin çuar...
10:53 | 25/07/2026

Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella

Një fenomen i fortë atmosferik ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, ku reshjet intensive të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi...
09:27 | 25/07/2026