Me 225 km në orë duke ngarë makinën, ministri turk poston videon! Policia e gjobit
Ministri i Transportit Abdulkadir Uraloglu në Turqi është gjobitur për tejkalim shpejtësie pasi postoi një video që e tregonte atë duke drejtuar makinën tip “Audi” me 225 km/orë në një autostradë.
Videoja ku shfaqet ministri i Transportit është e shoqëruar me muzikë popullore dhe fragmente nga një fjalim i Presidentit Tayyip Erdogan që lavdëronte infrastrukturën rrugore.
Aty shfaqet edhe kilometrazhi i makinës së Uraloglu me shigjetat që “fluturojnë” dhe makinën duke kaluar të tjerat në korsinë e shpejtësisë në autostradën Ankara-Nigdi.
Policia e trafikut më vonë i komunikoi atij një gjobë prej gati 240 eurosh për shkelje të shpejtësisë, teksa e ndaloi rreth 50 kilometra jashtë kryeqytetit Ankara.
225 km/orë është pothuajse dyfishi i shpejtësisë së lejuar në Turqi, ndaj veprimi i Abdulkadir Uraloglu ka shkaktuar reagime të forta nga komentuesit në mediat sociale, duke e detyruar atë që edhe të kërkonte falje publike.
Uraloğlu ngarkoi një foto të gjobës së policisë në platformën X, duke shkruar: “Ndjesë kombit”.
Ulaştırma Bakanı Abdulkadir Uraloğlu, Ankara-Niğde otoyolunda 223 km hızla gittiği anları paylaştı.
• Türkiye’de otoyollarda azami hız sınırı 140 km/h pic.twitter.com/DSiFzl2tzL
— ZAM Haber (@ZamHaberAjans) August 24, 2025
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh