Me 8 persona në bord, avioni ushtarak amerikan rrëzohet në brigjet e Japonisë
Një aeroplan ushtarak amerikan Osprey u rrëzua në brigjet e ishullit Jakushima të Japonisë në prefekturën jugore të Kagoshima të mërkurën, me tetë persona në bord.
Sipas mediave të huaja, lajmin e bwri të ditur një zëdhënës i Rojës Bregdetare të Japonisë.
Roja Bregdetare mori informacion në lidhje me rrëzimin rreth orës 2:47 pasdite me orën lokale (12:47 ET), tha zëdhënësi, duke shtuar se Shtabi i 10-të Rajonal i Rojës Bregdetare ka dërguar një varkë patrullimi dhe një avion në zonën e rrëzimit.
Zëdhënësi tha se për momentin nuk ka informacion nëse ka të lënduar.
Kjo është përplasja e fundit vdekjeprurëse që përfshin një avion ushtarak Osprey, me aksidente të shumta të raportuara ndër vite.
Në gusht të këtij viti tre marinsa amerikanë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën rëndë pasi një Osprey u rrëzua gjatë stërvitjeve ushtarake në Australi.
Në vitin 2022, pesë marinsa amerikanë vdiqën pasi avioni i tyre MV-22B Osprey u rrëzua gjatë një misioni stërvitor pranë Glamis, Kaliforni. Në të njëjtin vit, katër anëtarë të shërbimit amerikan u vranë kur Osprey i tyre u rrëzua gjatë stërvitjeve të NATO-s në Norvegji.
Osprey është një aeroplan shumë fleksibël që mund të ngrihet vertikalisht si një helikopter, por edhe të kryejë lundrim me shpejtësi të lartë të një aeroplani më konvencional turboprop me krahë.
Në përgjithësi, Osprey janë të sigurt për të fluturuar, por avioni ka pasur një histori problemesh mekanike dhe operacionale, që nga fillimi i tij në vitet 1980, sipas analistit ushtarak të CNN dhe kolonelit në pension të Forcave Ajrore të SHBA, Cedric Leighton.
LEXONI GJITHASHTU:
Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike