Më 9 nëntor Apeli i GJKKO-së shqyrton ankimimin e SPAK për lirimin e Alqi Bllakos
Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë më 9 nëntor ankimimin e SPAK për masën “arrest shtëpie” për ish-deputetin Alqi Bllako.
Pak javë më parë SPAK deklaroi se është kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për zëvendësimin e masës së sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, për ish-deputetin e PS-së.
Për Euronews Albania, SPAK tha se nuk ekzistojnë kushtet për ta liruar dhe se do të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.
SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha: Alqi Bllakon e nxorën nga qelia me ndërhyrje të fuqishme nga qeveria
- Drejtësia lë në burg Lefter Kokën, në ditën kur ‘dërgon në shtëpi’ Alqi Bllakon
- Lirimi i Alqi Bllakos, Meta: Koka e aferës është Rama, drejtësia nuk veproi
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit