Me automjete të vjedhura në Portin e Durrësit, 1 në pranga dhe 2 të proceduar

29 Korrik 2022 | 11:36

Një person është vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht nga policia e Durrësit, për shkak se kishin vjedhur automjete në vende të ndryshme të Evropës.

Gjatë kontrolleve në port, efektivët kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. R., 53 vjeç, , për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike.’

Ndërkohë, është kryer procedimi penal për shtetasit -F. L., 39 vjeç dhe S. M., 47 vjeç, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, me automjetet përkatëse të cilët rezultojnë të vjedhur në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Të tre automjetet janë bllokuar, ndërsa materialet u referuan në prokurori, për procedura të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Bulevardin Mournia në Hania të Kretës, ku një ambulancë e EKAB-it, e cila...
11:09 | 19/07/2026

Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme

Facebook dhe Instagram janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, duke lënë mijëra përdorues në mbarë botën pa akses në platformat e tyre....
10:41 | 19/07/2026

Zbulohet arsenal armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Baza”, duke zbuluar një ambient që dyshohet se përdorej për ruajtjen e armëve dhe furnizimin e grupeve...
10:03 | 19/07/2026