“Më ka humbur vajza”- Zhduket pa gjurmë 18-vjeçarja, e ëma ngre alarmin në polici
Në komisariatin e policisë së Fierit ka mbërritur një kallëzim për zhdukjen e një vajze 18-vjeçare. Ka qenë e ëma e vajzës, ajo e cila e shqetësuar ka denoncuar në policia humbjen e kontakteve me të bijën. Sipas saj vajza është larguar nga banesa më datë 9 gusht dhe nuk ka ende asnjë gjurmë prej saj.
Policia po vijon punën për gjetjen e 18-vjeçares, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
“Në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasja R. H., 39 vjeçe, se në datë 09.08.2023, i është larguar nga banesa, vajza e saj 18 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 18-vjeçares”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta