Me lot në sy, Ochoa njofton pensionimin nga futbolli pas Kupës së Botës: Dhashë gjithçka (VIDEO)

16 Qershor 2026 | 22:25


Portieri 40-vjeçar meksikan, Guillermo Ochoa është në misionin e tij të fundit me ekipin e tij kombëtar. Ai u shpreh se pas Kupës së Botës do t’i varë dorezat përgjithmonë. Ndër të tjera ai shtoi se mezi pret të luajë në Kupën e Botës 2026, të gjashtin e karrierës së tij. 

Ochoa u shpreh se kombëtarja meksikane ka qenë gjithmonë parimi i tij udhëheqës, në karrierë si dhe në jetën e tij. Gjatë mesazhit të tij ai shihet me lot në sy teksa theksoi se ai ka dhënë gjithçka.

“Nuk mund ta imagjinoj karrierën time pa të. Tani që aventura ime me ekipin kombëtar ka mbaruar, futbolli nuk ka më asnjë kuptim për mua. Nuk shoh asnjë kuptim në vazhdimin e lojës. E kam dashur çdo moment që kam kaluar këtu.

Dhashë gjithçka. Po largohem në paqe, me kokën lart dhe shumë krenar që e kam jetuar këtë përvojë”, tha Ochoa ndër të tjera në videon e ngarkuar në rrjetet sociale të FIFA-s. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prokurorët francezë nisin hetimet për sulmin racist ndaj Kylian Mbappe nga senatorja paraguaiane

Prokurorët në Francë kanë hapur një hetim mbi sulmin racist ndaj Kylian Mbappe nga një senatore paraguaiane, me zyrtarët që po peshojnë nëse do të kërkojnë që...
09:29 | 08/07/2026

Zvicra mposht Kolumbinë me penallti, Kobel vendimtar me pritjen e tij

Zvicra arriti të siguronte fitoren me penallti në ndeshjen kundër Kolumbisë, duke fituar 4-3 dhe duke siguruar biletën për në “8”-shen e Kupës së Botës. Vlen...
08:07 | 08/07/2026

Momente unike për Messin, shokët e ekipit e “mbajnë në ajër” pas kualifikimit madhështor të Argjentinës

Lionel Messi u bë objekt adhurimi nga shokët e tij të ekipit pas përfundimit të ndeshjes historike të Argjentinës me Egjiptin.  Në fund të ndeshjes, kapiteni i Kampionëve të...
21:14 | 07/07/2026