“Më lutej për foto”, Trump për Meloni: I ra popullariteti në Itali pasi i ktheu shpinën SHBA-së, tani do sërish të jemi miq

20 Qershor 2026 | 14:16

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish lidhur me përplasjen që ka krijuar me kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Në një postim në Truth Social, Trump ka këmbëngulur se Meloni i ka kërkuar vazhdimisht atij të bëjnë një foto gjatë samitit të G7 në Francë. Ndër të tjera, ai shprehet se popullariteti i Melonit në Itali ka rënë ndjeshëm, pasi, sipas tij, ajo i ka kthyer shpinën Amerikës kur i kërkoi përdorimin e bazave ajrore dhe në rastin kur ajo mbrojti Papa Leon gjatë kritikave të Trump.

 “Kryeministrja italiane Giorgia Meloni më ka kërkuar vazhdimisht të bëjmë një foto gjatë samitit të G7 në Francë. Ajo po shkon dobët në Itali për sa i përket popullaritetit të saj, ndoshta sepse i ka kthyer shpinën Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një vend që e do dhe e mbron vërtet Italinë, kur bëhej fjalë për të ndaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore, por këtë e ka bërë edhe NATO, gjithsesi!. Ajo madje nuk na lejoi të përdorim pistat apo aeroportet e Italisë, gjë që ishte një pengesë e madhe logjistike, dhe kjo pavarësisht faktit se SHBA kontribuon me qindra miliarda dollarë çdo vit për të mbrojtur Italinë dhe aleatët e tjerë të NATO-s. Tani, pasi Shtetet e Bashkuara e kanë mposhtur Iranin ushtarakisht, ajo dëshiron sërish të jetë mike për të rritur “numrat” e saj të popullaritetit. Jo, faleminderit”, ka shkruar presidenti Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke...
22:10 | 11/07/2026

Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës të shtunën, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,...
22:06 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026