“Më mirë një emër se zgjedhje”, kreu i LDK-së Mustafa: Javën tjetër fillojnë negociatat mes partive
Javën tjetër priten lëvizje politike për gjetjen e një zgjidhjeje për emrin e presidentit të ri.
Paralajmërimin e dha Isa Mustafa, kryetar i LDK-së i cili në cilësinë e partisë që drejton Qeverinë, do të ftojë subjektet politike në tryezë diskutimi.
“Ose javën tjetër ose pak më vonë të ulemi të organizojmë një tryezë të përbashkët me subjektet politike parlamentare, me ata që janë të gatshëm të marrin pjesë që edhe të bëjmë përpjekje ta gjejmë zgjidhje e cila sipas opinionit tonë është më mirë të gjendet tani sesa të shkojmë në zgjedhje,” – tha ai.
Ndërkohë, javën tjetër pritet që Gjykata Kushtetuese të mbajë seancë të hapur për shqyrtimin e ligjshmërisë së deputetit të dënuar për korrupsion, në krijimin e Qeverisë Hoti.
Sidoqoftë, kreu i LDK-së të martën nuk foli për këtë çështje, por tha se sa i përket kandidaturës së Ramush Haradinajt, kryetarit të AAK-së për president, më mirë është të ketë pajtueshmëri të palëve.
“Për atë unë nuk kam përgjigje sepse është edhe e z. Harsdinaj edhe e AAK-së, mirëpo për të gjitha duhet të ulemi me subjektet parlamentare e të diskutojmë,” – sqaroi Mustafa.
Këto komente kreu i LDK-së i bëri pas një takimi që pati në Kuvend me deputetët përfaqësues të minoriteteve, të cilët pas shuarjes së Grupit Parlamentar 6+ kanë mbetur pa grup parlamentar.
Një prej këtyre deputetëve ka shkuar në Listën Serbe kurse Mustafa, është kujdesur që të tjerët të përfshihen në grupin parlamentar të LDK-së.
Mustafa ka thënë disa herë më parë se në situatën aktuale kur LDK e ka kryeministrin e Vetëvendosjes, duke aluduar në afërsinë e Vjosa Osmanit me këtë parti, posti i presidentit do të duhej t’i takonte PDK-së.
Lexoni gjithashtu:
Akuzat ndaj Bashës, Mustafa: Nuk janë të vërteta, s’ndihmojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Në kërkim të një presidenti, fraksione në politikën kosovare
Isa Mustafa: Nëse nuk ka marrëveshje për presidentin, zgjidhje janë zgjedhjet
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut